Ndryshime pankine në Serie A, shkarkohet trajneri i Bajramit dhe Kumbullës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2024, 20:53
Ndryshim pankinë në Serie A.
Sassuolo ka shkarkuar trajnerin Alessio Dionisi pa humbjes 2-3 me Empolin.
43-vjeçari qëndronte në stolin e Sassuolos prej verës së vitit 2021, duke regjistruar 107 ndeshje si teknik i skuadrës emiliane.
Sassuolo, ku bëjnë pjesë edhe Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla, ndodhet në krizë totale.
Teksa nuk fiton prej 6 ndeshjes në kampionat.
Ekipi ndan vendin e parafundit në Serie A bashkë me Cagliarin dhe Veronën.
Drejtimi i Sassuolos i është besuar përkohësisht Emiliano Bigicas, trajneri të ekipit të të rinjve.
51-vjeçari do të debutojë në takimin shtëpiak të 28 shkurtit kundër Napolit.
