VIDEO/ Super asist i Asllanit për Lautaron, Inter kalon në avantazh ndaj Lecces
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2024, 18:26
Pavarësisht se me mungesa të shumta, të titullarëve, “Zikaltërit” e Inter e kanë nisur me shumë vrull sfidën e pasdites të kësaj të diele, ndaj “Puljezëve”, të Lecce, teksa pas vetëm 15 minutash lojë kanë marrë avantazhin, në “Stadio Via del Mare”.
Një pasim fantastik i Kristjan Asllanit është kapur bukur nga “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez, i cili përballë portierit kundërshtar nuk gabon, duke e dërguar topin në rrjetë.
Rezultati shkon në 1 me 0 per interin.
Video:
https://streamin.one/v/d58152eb