Kategoria e Tretë/ Shkëlqen EFA, Përmeti shtang Prestige
Janë luajtur ndeshjet e rradhës në Kategorinë e Tretë ku në Grupin A "EFA" po i bën presion kryesuesve të Prestige ndërsa Grupi B kryesohet nga Memaliaj.
Akademia Eagle Football (EFA) ka fituar ndeshjen e radhës ndaj Klosit në kryeqytet duke u afruar me 3 pikë ndaj kryesuesve të Prestige të cilët u mundën nga Përmeti.
EFA po shkëlqen me trajnerin e ri Enkele Likaj duke dhuruar spektakël dhe shënuar shumë ku pas ndeshjeve te djeshme ka vënë nën presion kryesuesit e Prestige duke ju afruar me 3 pikë.
Akademia Eagle Football dominoi Klosin në kryeqytet duke fituar me rezultatin e thellë 4 me 1.
Sa i përket ndeshjes tjetër të Grupit A, ndodhi e paimagjinueshmja ku Prestige kryesonte pjesën e parë shifrat 2-0 por Përmeti reagoi në pjesën e dytë duke shënuar tre gola ndaj kryesuesve.
Rezultate
Akademia Eagle Football (EFA) 4 - 1 Klosi
Prestige 2 - 3 Përmeti
Basania 2-1 KS Arnisa
Bulqiza 6-2 Kinostudio
Tepelena 0-2 Albpetrol
As Himara 1-1 Gramozi
Renditja e Grupit A
1.Prestige 16 Pikë
2.Eagle 13 Pikë
3.Basania 13 Pikë
4.KS Arnisa 12 Pikë
5.Bulqiza 11 Pikë
6.Permeti 9 Pikë
7.Klosi 7 Pikë
8.Kinostudio 0 Pikë
Renditja në Grupin B
1.Memaliaj 16 Pikë
2.Albpetrol 15 Pikë
3.Osumi 13 Pikë
4.Gramozi 8 Pikë
5.Tepelena 6 Pikë
6.As Himara 4 Pikë
7.Skrapari 0 Pikë