VIDEO/ Muçi i pandalshëm edhe në Turqi, shënon golin e parë me Besiktas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2024, 18:36
Vetëm disa ndeshje i kanë mjaftuar Ernest Muçit për të realizuar golin e parë me Besiktas.
Në transfertën e Istanbulspor, lojtari shqiptar ka “tundur rrjetën” në pjesën e dytë.
Pas një aksioni të rrjedhshëm, e djathta tokazi e Muçit përfundoi pas shpinës së portierit.
Trajneri i Besiktas, Fernando Santos ka mjaft besim te djaloshi kuqezi , teksa ka preferuar ta aktivizojë titullarë që në sfidat e para.
Sulmuesi u transferua në merkaton e dimrit nga ekipi i Legias së Varshavë.
Ky operacion i kushtoi arkave të klubit turk 10 milionë euro, sakaq 1 milion euro fitoi edhe klubi i Tiranës, për shkak të zotërimit të 10% të kartonit të Muçit.
Muçi’nin golüüüüü.
— Beşiktaş'ın Neferi (@Besiktas_Neferi) February 25, 2024
İşte bu be harikasın sen pic.twitter.com/o9CSlCM1zr
