12 vjet nga sezoni i fundit pa titull, Bayerni një vit më pas fitoi 3 trofe
Dymbëdhjetë vjet. Kaq është koha që ka kaluar që nga sezoni i fundit në të cilin Bayern Munich nuk fitoi asnjë titull, teksa ishte sezoni 2011/12 kur skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes në atë kohë humbi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, të dyja të fituara nga Borussia e Jurgen Klopp. Ndërkohë humbi dhe finalen e Champions League në Allianz Arena kundër Chelsea-t.
Gjithsesi një vit më pas, bavarezët morën gjithçka, duke fituar një hat-trick historik në sezonin që i parapriu ardhjes së Pep Guardiolës në stol dhe mposhtën verdhezinjtë në finalen e Champions League.
Një precedent që i jep shpresë tifozëve të Bayernit pas zyrtarizmit të largimit të Thomas Tuchel në fundin e këtij sezoni. Pyetja që shtrojnë të gjithë tashmë është: Kush do të jetë trajneri i ri?
Xabi Alonso qëndron në krye të listës së dëshirave, ndërkohë që pas tij vijnë Zinedine Zidane dhe Antonio Conte. Pa harruar as Jose Mourinho, që mund të jetë një zgjedhje logjike duke parë faktin që ai është pa ekip pas shkarkimit nga Roma. /R.L/

