VIDEO/ Po bën xhiron e rrjeteve sociale, Simeone kërkoi zëvendësimin e Barellas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 20:05
Një episod i rrallë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në duelin mes Interit dhe Atletico Madrid, që u fitua minimalisht nga zikaltrit. Nicolo Barella ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës për zikaltrit, duke ia vështirësuar së tepërmi lojën futbollistëve të ekipit spanjoll.
Aq dominues ishte lojtari italian, aq sa dhe trajneri i Atleticos Diego Simeone kërkonte që ai të dilte sa më parë nga fusha e lojës. Një gjë e tillë i ndodhi instinktivisht, kur Barella preku gjurin në një moment pranë vijës anësore.
Simeone bëri shenjën për zëvendësim, por “harroi” se lojtari i zikaltërve nuk i merr “urdhrat” prej tij, por nga Inzaghi. /R.L/

