“Arnautovic e meritoi golin”, Lautaro: Jam i lumtur për të, jep gjithmonë më të mirën në stërvitje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 12:03
Lautaro Martinez ka folur për mediet pas fitores 1-0 te Inter ndaj Atletico Madrid në takimin e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League.
Ndërsa foli në veçanti për autorin e golit të vetëm të sfidës, Lautaro theksoi se Arnautovic ka punuar shumë dhe e meritonte të gjente rrugën drejt rrjetës.
“Ai është një djalë që stërvitet në maksimum, që ka pasur një karrierë të shkëlqyer, që ndihmon shumë.
Ai e meritoi golin dhe unë jam i lumtur për të”-deklaroi argjentinasi.
