Kupa e Shqipërisë/ Egnatia triumfon ndaj Laçit në duelin e parë, Erzeni befason Vllazninë

Egnatia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Goli i fitores për rrogozhinasit u shënua në minutën e 95-të, pas një penalltie të kthyer në gol nga Albano Aleksi.

Ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 0-0, deri në fundin e takimit, ndonëse të dyja skuadrat kishin raste shënimi, me Egnatian më dominuese. Ndeshja e kthimit do të luhet në Rrogozhinë, pas dy javëve.

Erzeni ndërkohë mori një fitore 2-1 ndaj Vllaznisë në duelin e parë çerekfinal.  Shijakasit, ndalin kështu serinë e gjatë prej 10 ndeshjesh, të Vllaznisë pa humbje. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në minutën e 64-t, Asani zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin Erzenit.

Vllaznia barazoi shifrat me Smajlin në minutën e 87-të, por festa zgjati vetëm dy minuta, pasi në të 89-ën, Kacbufi riktheu shijakasit në avantazh, duke shënuar golin e fitores. Ndeshja e kthimit do të luhet në Shkodër pas dy javës.

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia triumfon ndaj Laçit në duelin e