Luhen në të njëjtin orar, mësoni përballjet e sotme në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 13:15
Sot në orën 13:30 do të luhen dy duelet e tjera të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Erzeni do të presë Vllazninë, një duel që pritet te jetë tepër i luftuar me shkodranët favoritë për shkak të formës së mirë në të cilën ndodhen.
Nga ana tjetër Laçi do të përballet me Egnatia, skuadrën e cila kryeson kampionatin dhe ndodhet në formë të shkëlqyer.
