Rreziku nga TikTok, eksperti i IT-së: Koha që prindërit t’i përdorin rrjetet sociale dhe të kontrollojnë fëmijët e tyre
Nisur nga ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë javëve të fundit ku rrjeti social TikTok është bërë shkak i sulmeve virtuale, ku si pasojë janë shënuar krime të rënda, nga kërcënimet, sherret fizike deri te vrasjet apo edhe vetëvrasjet.
Për të mësuar më shumë se pse po ndodh ky fenomen, i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora Neës, Tomi Kallanxi, ekspert i Teknologjisë dhe Informacionit, i cili fajin më shumë se sa tek fëmijët e shikon tek prindërit.
“Nuk është problem TikTok-ut pasi bullizimi dhe dhuna në rrjetet sociale kanë ekzituar gjithmonë. Por në momentin që politika tenton të ndërhyjë në këto rrjete atëherë problemi nuk është ky.
Sa i përket dhunës mendoj se ka ardhur koha që prindërit janë më shumë shkaktarë se sa fëmijët, pasi ata duhet të monitorojnë dhe të ngrenë mekanizmat e kontrollit të fëmijëve të tyre”, theksoi ekspert IT, Tomi Kallanxi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "Epiqendër" nga Sonila Musai

