“TikTok”-u, burim krimesh? Sociologia Alkida Myftaraj: Presioni që ushtrojnë të tjerët tek ti çon në akte fatale
Nisur nga ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë javëve të fundit ku rrjeti social TikTok është bërë shkak i sulmeve virtuale, ku si pasojë janë shënuar krime të rënda, nga kërcënimet, sherret fizike deri te vrasjet apo edhe vetëvrasjet.
Për të mësuar më shumë se pse po ndodh ky fenomen, e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora Neës, sociologia Alkida Myftaraj u shpreh se ka disa elementë që duhet të përmendim.
“Së pari izolimi social, që do të thotë se individi kur e vë veten e tij në epiqendër dhe kupton se është i dukshëm dhe i prekshëm nga gjithë të tjerët.
Dhe për një pamje që ti vendos atëherë kupton se ajo është parë nga shumë njerëz, dhe kjo e detyron atë të izolohet brenda vetes.
Izolimi vjen si pasojë e një ankthi, sepse njerëzit shikojnë diçka tek ti që nuk ke dashur të të shfaqet. Pa diskutim që kjo lidhet me depresionin, ankthin, apo paragjykimin.
Kemi bullizimin që është shumë i zhvilluar në rrjetet sociale, sidomos në Tik Tok, dhe si pasojë e këtij presioni më pas shkohet deri në vetëvrasje e akte shumë të rënda”, u shpreh sociologia Alkida Myftaraj.

