PAMJE + EMRAT/ Mbyllet protesta, por jo të gjithë do shkojnë në shtëpi, ja kush janë të arrestuarit para Kryeministrisë
Është mbyllur protesta kombëtare e opozitës, e cila nisi në orën 17:30, dhe u mbajt para Kryeministrisë.
Disa nga protestuesi e opozitës kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë, pasi pak më parë hodhën flakadanë.
Siç shihet edhe nga pamjet, ata tentuan t’i afrohen kordonit të policisë, dhe po ashtu ata kanë shkulur lulet dhe dheun që ndodhej në vazo, e kanë hedhur drejt efektivëve.
Ndërkaq menjëherë pas largimit të përfaqësuesve të opozitës nga sheshi, policia ka nisur arestimet e protestuesve problematikë.
Mësohet se të arrestuar janë:
Marko Malia
Kindi Toli
Mateo Sota
Arsid Sulko
Gesti Prifti
Dejvi Thana
Sefer Pirra
Ndërkaq, në protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference.


