VIDEO/ Tensione para Bashkisë së Durrësit, Banorët në lot se nuk marrin bonusin e qirasë prej 1 viti

Tension dhe përplasje ka pasur paraditen e sotme përpara bashkisë së Durrësit ku banorë të pallateve të dëmtuara dhe të pariparuara nga tërmeti kanë ardhur për të takuar kryebashkiaken.

Sipas tyre kanë një vit pa marrë bonusin e qirasë dhe kjo i ka shkaktuar probleme, pasi po i nxjerrin jashtë.

VIDEO/ Tensione para Bashkisë së Durrësit, Banorët në

Ndërkohë të pranishëm kanë qenë edhe efektivë të policisë dhe autoambulanca.

Banorët kanë thënë se kanë probleme ekonomike dhe e kanë të pamundur ta përballojnë jetësën.