Çështja e ‘Sterilizimit’, kryetari i KPP-së merret në pyetje për rreth 2 orë nga SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 11:15
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur sot në SPAK në lidhje me çështjen e sterilizimit.
Myzyri është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për rreth dy orë.
Kujtojmë se GJKKO më herët për të ka urdhëruar të hetohet kreu i KPP-së, i 4 anëtarëve të saj dhe roli i Beqajt dhe Shkëlqim Canit.
