Kakavijë, protesta e fermerëve grekë bllokon sërish rrugën nacionale Kapllaq-Janinë

Policia kufitare greke sërish ka njoftuar se rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Është marrë vendimi që të lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë.

Prej disa ditësh fermerët në Greqi nuk i kanë ndalur protestat, ndërsa disa akse janë bllokuar.

Njoftimi:

Kakavijë

Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq - Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë.