“Bardhi kryeministër?” Hoxha: Doli Berisha në dritare dhe tha se do të bëhet ai për herë të tretë
Në “Drejt” nga Luan Rama, analisti Poli Hoxha u shpreh se në PD ka pasur edhe fjalë për Bardhin si një person kandidat për kryeministër, por Berisha i ka vënë vulën kësaj gjëje.
Hoxha: Dolën këta dhe po jepnin kandidaturat për kryeministër kur njëri prej tyre ishte edhe Gazment Bardhi. E thonin edhe ndonjë nga Rithemelimi. Bardhi shkoi te Berisha në mënyrën më të turpshme. Bardhi u ka premtuar edhe Vulën këtyre si pajë, edhe pse mendoj se Bardhit kjo gjë i ka bërë dëm sepse nuk u pozicionua më parë.
Pasi u tha kjo puna e kryeministrit, doli Berisha dhe tregoi historinë Clinton Rugova, në vitin 1997. I tha Rugova që Berishën e duna, duke i folur mirë. Clintoni i tha se nuk mund të lahet në të njëjtin lum dy herë. Berisha vetë tha u la dy herë, por do të lahet për herë të tretë.
