“A do të pranohet Basha në protestë?” Këlliçi: Ai dhe Alibeaj janë ministra të Ramës, janë goditur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2024, 22:31
Në “Drejt” nga Luan Rama, ish-kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se Basha dhe Alibeaj janë njerëz që bashkëpunojnë me qeverinë.
Këlliçi: Çdo qytetar dhe politikan është i mirëpritur në protestë. Protesta zhvillohet kundër qeverisë, por Basha është ministër i Ramës për opozitën. Basha dhe Alibeaj janë të vetmit individë që kanë marrë një goditje shumë të fortë nga të djathtët për qëndrimet e tyre. Kushdo tjetër përpos këtyre dyve, është i ftuar. Dhe mendoj se kapitulli i Bashës në opozitë ka përfituar.
