“Sa njerëz do të jenë nesër në protestë?” Këlliçi: Nuk dua të flas për shifra, ja kush do të flasë

Në “Drejt” nga Luan Rama, ish-kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se kanë bërë projeksionet lidhur me protestën e ditës së nesërme.

Këlliçi: Nuk dua të futen në çështje shifrash, por protesta do të jetë masive, pasi i kemi bërë projeksionet tona dhe pritshmëritë. Nuk dua të futem në interpretim shifrash sepse do të tregojë vetë protesta më pjesëmarrje. Një fenomen që më ka bërë përshtypje është se shumë të rinj duan të dalin në protestë.

Një kritikë që na është bërë është njerëzit që flasin dhe minutazhit që marrin. Do të flasë edhe një grup të rinjsh e artistësh e besoj se çdo i ri do të ketë si mundësi.