Dedaj: Sondazhet tregojnë se shumica nuk e do e Berishën, as Bashën, nuk u përgjigjen njerëzve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2024, 21:46
Në “Drejt” nga Luan Rama, analisti Reldar Dedaj u shpreh se njerëzit nuk i duan as Berishën dhe as Bashën dhe këta janë shumicë.
Dedaj: Duke parë edhe sondazhet njerëzit që nuk i duan Berishën dhe Bashën, apo këto dy parti, janë shumicë dhe kjo dihet shumë mirë. Pyetja që më mërzit është se nëse këta duan ta kapin këtë kohë politike dhe të luftojnë për interesat e qytetarëve.
E vetmja zgjidhja është se ndarjen nuk e bën këtyre, por ndarja i bën këta. Opozita duhet t’i përgjigjet thirrjeve të qytetarëve dhe duhet të krijojë debat në shoqëri. Kjo opozitë nuk do ta bëjë këtë gjë.
