Pak orë para protestës së opozitës, Rama merr masa nga protestuesit, izolohet hyrja e Kryeministrisë

Pak orë para protestës së 20 shkurtit, në hyrje të kryeministrisë janë marrë masat duke “blinduar” institucionin.

Në pamje duket se kanë nisur punimet për “fortifikimin” e Kryeministrisë, pikërisht aty ku do të nisë edhe protesta.

Kjo nuk është herë e para që merren këto masa, pasi edhe në protestat e mëparshme dera kryesore e Kryeministrisë është “blinduar”.

Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sloganin e protestës së 20 shkurtit.

Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.