Kosova, 16 vite e Pavarur, Begaj: Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur urimet e tij për Kosovën dhe 16-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Mesazhi i Presidentit Begaj

Kosova 16 vjet Republikë. Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.

Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.
Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në.

Gëzuar, Kosovë!