Çela: Bashkimi i opozitës një lajm i mirë përballë kësaj qeverie, vetëm Basha rri në xhepin e pushtetit

Përmes një interviste në Ora News, kreu i PD-së në takimi i sotëm i partive opozitare është në vazhdën e bashkimit të PD-së, ku deputetët janë të bashkuar tashmë.

Ai shtoi se Basha me ndihmën e këtij pushteti mban të uzurpuar logon e PD-së dhe theksoi se të gjithë deputetët janë njëzëri të bashkuar kundër kësaj qeveria të korruptuar.

Çela: Ky është një lajm i mirë për opozitës që janë reshtuar përballë regjimit dhe për atë pjesë të shoqërisë që ka vendosur të jetojë e lirë në këtë vend. Takimi i sotëm i partive opozitare është në vazhdën e bashkimit të PD-së, ku deputetët janë të bashkuar tashmë.

Vetëm një grup i vogël janë pranë një njeriu që nuk është në opozitë por në xhepin e vogël ekonomik të pushtetit. Basha me ndihmën e këtij pushteti mban të uzurpuar logon e PD-së. Të gjithë deputetët janë njëzëri të bashkuar kundër kësaj qeveria të korruptuar.