Rama takon homologun maqedonas, Telat Xhaferrin: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2024, 19:49
Kryeministri Edi Rama ka takuar në Mynih homologun maqedonas, Talat Xhaferri.
“Pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes“, shkruan Rama në “Facebook’, ku ka ndarë edhe një foto nga shtrëngimi i duarve me Xhaferrin.
Në janar, Talat Xhaferri mori detyrën si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai drejton qeverinë e përkohshme që do të çojë vendin në zgjedhjet e dyfishta që do të mbahen në muajin maj.