Balliu: Zjarri paralizon urgjencën e re të QSUT, shkakton kaos. Shefja e qendrës spitalore gënjen paturpësisht, institucionet të ...

Shefi i Organizimit në selinë blu, Klevis Balliunë një deklaratë për mediat denoncoi dëmin e shkaktuar në Urgjencën e QSUT-së nga zjarri që e përfshiu atë pak ditë më parë.

Balliu theksoi se  shefja e qendrës spitalore gënjen paturpësisht, ndërsa kërkoi që institucionet përkatëse të marrin masa urgjente!

DEKLARATA E PLOTË E BALLIUT

Zjarri i rënë para pak ditësh në urgjencën e sapo inauguruar të QSUT-së ka paralizuar tërësisht këtë qendër dhe sistemin shëndetësor.

Sistemi pranë QSUT-së ka rënë, UPS-të nuk funksionojnë, ashensorët nuk funksionojnë, sallat nuk janë funksionale. Praktikisht, nuk ka Urgjencë.

Të gjithë rastet janë referuar pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” i cili është më vete pranë një kolapsi të plotë.

Shefja e Qendrës Spitalore më të madhe në vend, nuk adreson problemin, së pari duke treguar të vërtetën, por gënjen paturpësisht dhe thotë se nuk ka pasur dëme. Ajo mundohet të mbulojë krizën duke thënë se nuk ka jetë të humbura nga zjarri, por harron se si ndikohen jetët e pacientëve dhe familjarëve të tyre tani që urgjenca e qendrës më të madhe në vend është jashtë funksionit.

Zjarri ka paralizuar tërësisht zinxhirin funksional të Qendrës, pasi QSUT është spitali ku përplasen të gjithë pacientët nga rrethet dhe Tirana, si rrjedhojë e mungesës së spitaleve rajonale dhe kapaciteteve te tyre të kufizuara.

Shëndetësinë e sëmurë që prodhoi qeveria Rama, 60% të së cilës e paguajnë qytetarët nga xhepi, shëndetësinë që vodhi Rama me sterilizimin me laboratorët, dhe të gjitha vjedhjet e pafundme, sot me një shkëndijë zjarri është shkërmoqur.

Partia Demokratike u kërkon institucioneve përkatëse të ndërmarrin hapa urgjente dhe të hetojnë situatën në QSUT-së dhe vjedhjet që po kryhen atje të cilat e detyrojnë shefen e QSUT të fshehë të vërtetën.