“Berisha në ballkon, pikë për PS-në” Balla: Daljet para mbështetësve janë në kundërshtim të Kodit Penal
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cilëson në kundërshtim të Kodit Penal mesazhet që ish kryeministri Sali Berisha përcjell për mbështetësit nga ballkoni i banesës ku qëndron me masë arresti në shtëpi dhe përkundër ndalimit të komunikimin me persona të tjerë.
Por në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Fierit, Balla thotë se sjellja e Berishës i jep pikë politike mazhorancës.
Deklaratën Balla e bëri pas takimit të asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në Fier, ku rritjen e anëtarësimeve me qëllim fitoren në zgjedhjet e vitit 2025.
I pyetur nëse Pushteti i tejzgjatur, a i rrit pretendimet dhe orekset brenda një force politike dhe a e asfikson debatin duke e bërë këtë proces edhe më të vështirë? Balla kishte këtë përgjigje.