Takimi me Ramën, Charles Michel zbardh diskutimet: Ne e mbështesim Shqipërinë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel duke zbardhur diskutimet mes tyre.

"Me @ediramaal, diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë.

BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën".