Mblidhet Komisioni për "Zgjedhoren", partitë politike japin propozimet, Shehi: Jam për proporcional kombëtar
Komisioni për Refornën Zgjedhore është mbledhur sërish ditën e sotme. Mbledhja vijon online, edhe për shkak se herët e fundit deputetë të opozitës kanë bllokuar mbajtjen e kësaj tryeze në Kuvend.
Ditën e sotme, Komisioni bipartizan i kësaj reforme do të ketë një dëgjesë me parti të ndryshme politike në vend, përfaqësuesit e të cilave do të sjellin propozimet e tyre për një Kod të ri Zgjedhor.
Kujtojmë këtu se të premten e kaluar Komisioni kishte një seancë dëgjimore me aktivistë të shoqërisë civile dhe organizata të ndryshme për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi propozoi që sistemi zgjedhor të kalojë në proporcional kombëtar.
Po ashtu ai kërkoi votim elektronik, si një mënyrë që të ketë transparencë dhe vërtetësi në votim dhe në numërimin e votave.
Shehi: Unë jam për katër pikat, i kam dorëzu me kërkesën me shpresën se do të ndërtohet me referendum, nuk kam entuziazëm se do të hyjë kaq thellë, por këta katër pika janë ato çfarë përfaqësojmë ne, ne jemi një përfaqësues, jo të gjithë, mendimi im bazë është ky, që qytetarëve shqiptarë duhet që të jenë një të drejtë proporcionale, jemi për proporcional kombëtar, ligji të punojë kudo edhe për qarqe të vogla, listat të hapen deri në fund, edhe mund të ndodhin probleme, por me komisionerë na kanë ndodh probleme, do të fusin durët dhe zgjedhjet i kontrollojnë ata, të bëhet me elektronikë. Duhet me pas kurajë që kjo punë të bëhet, kanë shku para publike sa të duash, ia vlen të harxhohen ca, 2-3% të votave të numërohen edhe me mënyrë fizike, të bëhet elektronikë që të hiqet kjo zullumnaja e komisionarëve, është një histori e vjetër e Shqipërisë, ne flasim për modernizim, kur vjen puna tek vota është e dyshimtë. Jam për të votu emigrantët, mund të votohet me postë elektronike, ka miliona në botë që e bëjnë, ne s’paskemi.


