Noka takim me demokratët në Shkodër, shmang replikat dhe tonet e ngritura për Bashën: Zgjidhni opozitën ose regjimin e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i selisë Flamur Noka dhe kryeu i grupit parlamentar Gazment Bardhi e kanë nisur nga Shkodra takimin me mbështetës dhe qytetarë të këtij qyteti në kuadër të nismës për mobilizimin e tyre për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e 20 shkurtit që do të mbahet në Tiranë.
Pas deklaratës për bashkimin, për mediet ata u shprehën të hapur për bashkëpunim me çdo demokrat.
I pyetur s kjo ftesë për bashkim vlen edhe për Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, Noka teksa la pas shpine akuzat ndaj tyre, tha se deri më tani ata nuk po bëjnë opozitë, por i ftoi për ndryshim.
“Shkodra, qyteti i qëndresës, rezistencës, qyteti ku ka ndodhur çdo përmbysje regjimi. Ndaj pas bashkimit tonë përfundimtar e nisëm takimin në Shkodër.
Nga këtu do nisi qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës. Dita po vjen, Ne do t’i prijmë kësaj beteje për demokratët dhe Shqipërinë.
Ajo që demokratët presin është që PD e bashkuar tashmë, të fuqizohet ringrihet e të rrëzojë regjimin.
Do jemi bashkë në këtë mision, Basha dhe Alibeaj kanë vërtetuar që janë pengje të regjimit. Për gjithë të tjerët dera vijon të jetë e hapur”, tha Noka.


