Kryeministri Rama, sot në Bruksel, zbardhen agjenda e takimeve dhe temat e diskutimit
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2024, 13:27
Kryeministri Edi Rama, pas vizitës së tij në Dubai, ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Mësohet se takimi do të mbahet në orën 14.00 dhe më pas me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku temë e diskutimit pritet të jete dhe ecuria e Shqipërisë në Integrimit Euripiuan, në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare, ku do të jepet dhe vendimi për hapjen e kapitujve.
Kujtojmë se takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perendimor nga Komisioni Europian.

