"Plasi në Kuçovë"/ Protestë para Bashkisë, Lefter Maliqi: I dënuari Hajdari braktis detyrën! Qarku Berat do i kthehet qytetarëve

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në Kuçovë qytetarët kanë dalë të protestojnë para bashkisë.

Kryetari i kësaj bashkie, Kreshnik Hajdari ka braktisur detyrën sipas Maliqit dhe banorët po protestojnë kundër premtimeve boshe elektorale.

Nga ana tjetër ai shpreh bindjen se së shpejti Bashkia Kuçovë do i kthehet qytetarëve dhe qarku Berat do përqafojë forcën për ndryshim.

Postimi i Lefter Maliqit: 

Plasi në Kuçovë! Protestë para Bashkisë Kuçovë! Banorët thërrasin në kor: “-Hajdutër! Mashtrues!

Bashkisë po i bien muret siç po bie Hajdari dhe Rilindja e krimit dhe mashtrimit!

I dënuari Hajdari, braktis detyrën, i fshihet banorëve! Banorët e Velagoshtit, protestojnë për rrugën si në Mesjetë, protestojnë kundër premtimeve boshe elektorale!

Mirënjohje banorëve për mbeshtetjen më “14 Maj” me fitore! Nëse Bashkia nuk do të ishte grabitur më “14 Maj”, sot rruga do ishte asfaltuar. Bashkë me Zotin Meta dhe Opozitën e Bashkuar, Bashkinë Kuçovë do ja kthejmë qytetarëve, vetëm në shërbim të tyre me mirënjohje!

Edhe Qarku Berat së shpejti do përqafojë forcën për ndryshim! Jemi me ju dhe do të punojmë për ju, me vepra e jo me fjalë! Mirënjohje!