Ftesë edhe Bashës për bashkim, Bardhi nga Shkodra: Kush renditet kundër qeverisë është i mirëpritur në PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2024, 11:29
Sekretari i Përgjithshëm i selisë Flamur Noka dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi e kanë nisur nga Shkodra takimin me mbështetës dhe qytetarë të këtij qyteti në kuadër të nismës për mobilizimin e tyre për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e 20 shkurtit që do të mbahet në Tiranë.
Pas deklaratës për bashkimin, për mediet ata u shprehën të hapur për bashkëpunim me çdo demokrat.
"Nga Shkodra nis turi i bashkimit të demokratëve në bazë! Kush renditet kundër qeverisë është i mirëpritur në Partinë Demokratike", u shpreh Gazment Bardhi.

