Braho: Akoma nuk e dimë pse është vendosur që të bëhet një Kod i ri Penal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2024, 21:35
Juristi, Ledio Braho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ende nuk e dimë pse është vendosur që të ndryshohet kodi penal dhe të sillet një kod i ri penal.
Braho: Edhe Kodi Penal që kemi sot ka pësuar dhjetëra ndryshime.
Mund të jemi vendi me masat dënuese më të larta në botë sa i përket dënimit për lëndë narkotike.
Po bëjnë një kod të ri penal me 900 nene, ku një pjesë dërrmuese e dispozitave janë të reja.
Ne nuk kemi një komunikim publik nga ministria e Drejtësisë, për qëllimin se pse duhet të kishim një kod të ri penal.
Ne na shpërndahet në mënyrë clandestine, drafti i kodit penal por akoma nuk dimë pse kanë vendosur që ta ndryshojnë dhe të sjellin një kod të ri penal.
