Përfshihet nga flakët makina në aksin Pogradec-Korçë, shpëton mrekullisht shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2024, 19:40
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip “Renault”.
Policia bën me dije se në mjetin me drejtues shtetasin A. Sh, si pasojë e zjarrit, ka vetëm dëme materiale, dëme në njerëz nuk ka.
Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
