Muçi: Nuk ka pasur nevojë që të ribëhet Kodi penal nga e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2024, 21:10
Avokati dhe ish-prokurori Besnik Muçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nuk ka pasur nevojë që të ribëhet kodi penal nga e para.
Muçi: Pas Kushtetutës, kodi penal është një nga aktet juridike më të rëndësishme që mbron shoqërinë.
Që të merret kjo iniciativë, ai grupi i punës duhej të ishin të gjithë profesor me mjekër që ti binte mjekra në tavolinë dhe duhej të kishim respekt pa fund për to.
Na bie në mënyrë klandestinë projekti në dorë dhe ato që na e dërgojnë na thonë mos trego që ta dërguam.
Kur e lexon të vjen keq. Unë me vërtet jam ndjerë i tronditur.
Këta po vazhdojnë me teorinë e ‘’tokës së djegur’’ për drejtësinë.
Nuk ka pasur nevojë që të ribëhet kodi penal nga e para.
