Dosja “Partizani” në Gjykatën e Lartë, në 5 mars diskutohet masa e arrestit ndaj Berishës dhe Malltezit

Në 5 mars gjykata e lartë do të marrë në shqyrtim dosjen partizani. Në të njëjtën datë trupa do të diskutojë për masën e arrestit ndaj Sali Berishës dhe po ashtu nëse do të kthehet apo jo në qeli Jamarbër Malltezi.

Gjykata e lartë do të nisë në datën 5 mars shqyrtimin e kërkesës së SPAK për të kthyer në qeli Jamarbër Malltezin.

Prej muajit tetor ai është nën hetim dhe akuzë për privatizimin e kompleksit partizani. Në atë kohë shkalla e parë e GJKKO e vendosi në qeli, ndërsa pas ankimit ishte apeli që e ktheu në arrest në shtëpi. Vendimi i Iliriana Olldashit duket se nuk u pranua nga prokuroria e posaçme e cila bëri rekurse në një shkallë më lartë.

Ndërkaq  po në të njëjtën datë do të diskutohet edhe kërkesa e ish kryeministrit Sali Berisha I cili kundërshton procedurën e ndjekur ndaj tij mbi masën e sigurisë.

Avokatët janë shprehur se SPAK në kërkesën për detyrim paraqitje të dhënë në detyrë më parë do të duhet të kërkonin leje në kuvend duke cituar kështu kushtetutën e Shqipërisë.

Por gjykata në argumentin e dhënë shprehej se në vendim nuk bëhej fjalë për heqje lirie apo masë arresti por me kufizime, çka nuk ndalohej nga përcaktimi kushtetues.

Për shkak se Berisha nuk pranoi të paraqitej SPAK iu drejtua kuvendit ku edhe mori lejen për masën e arrestit në shtëpi që u zbatua në 30 dhjetor.

Pavarësisht se përmes avokatëve ish-kryeministri iu drejtua apelit, ai nuk u lejua të dilte nga banesa. Tashmë do të jetë gjykata e lartë që do të vendosë procedurat se si do të ecë hetimi për dosjen Partizani.