Pagoi për t’i dhunuar ish gruan, avokati Alban Bengasi akuzohet edhe për pjesëmarrje në grup kriminal

Avokati Alban Bengasi do të gjykohet për dhunë ndaj ish gruas por edhe pjesëmarrje në grup kriminal. 4 vite pas ngjarjes ku ish bashkëshortja u godit me grushte në rrugë, SPAK ka zbardhur rastin. Dëshmia e Nuredin Dumanit ka qenë vendimtare për këtë ku ka pranuar se për porosinë iu premtua 120 mijë euro.

SPAK ka kërkuar nisjen e gjykimit të avokatit Alban Bengasi që akuzohet se porositi vrasjen e ish gruas së tij. sipas njoftimit të prokurorisë ndaj tij rëndojnë tre akuza  “Dhuna në familje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Ngjarja është zbuluar nga i penduari i drejtësisë Nuredin dumani që në dëshminë e tij është shprehur se për rastin I ishte premtuar 120 mijë euro. shkak duket se ka qenë xhelozia.

Bëhet fjalë për rastin e ndodhur në 30 janar të vitit 2020 kur  bashkëshortja e avokatit Blerta Bengasi është dhunuar nga një  person, i cili e ka goditur shumë herë me grushte në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime të shumta

Në njoftimin e SPAK thuhet se  Alban Bengasi ish bashkëshorti i të dëmtuarës, ka qenë porositësi i aktit të dhunës dhe i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që kontraktoi Nuredin Dumanin për të kryer veprën penale.

Për këtë qëllim dumani është takuar edhe me Bengasin dhe më pas I është vënë në ndjekje gruas. Për dhunimin thuhet se është ngarkuar Eljo Bitri i cili pasi e ka goditur është larguar nga një person tjetër ende i paidentifikuar.

Alban Bengasi është arrestuar në maj të vitit 2022. Nëse gjykata do ta gjejë fajtor për ngjarjen ai rrezikon deri në 7 vite burgim.