VIDEO/ Plagosja në Shkodër, pamjet e makinës ndaj të cilës u qëllua me armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 18:38
Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen “Xhabije” në qytetin e Shkodrës.
Në pamjet e siguruara shihet që pre e të shtënave me armë ka rënë një makinë “Citoren”.
Për pasojë i plagosur ka mbetur shtetasi Selami Brahimi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Xhami i pasmë i automjetit është thyer plotësisht si pasojë e plumbave.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, autorët e të cilëve ende nuk dihen.
