Qëlluan me armë drejt një personi/ AMP arreston në flagrancë nënkomisarin, shpall në kërkim djalin e tij

Nënkomisari në policinë e Durrësit, Kastriot Gjongecaj, është arrestuar pasi dyshohet si bashkëpunëtor i djalit të tij, i cili ka tentuar të vrasë një person tjetër. Mësohet se Denis Gjongecaj pas një konflikti me një 29-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtimin të mjetit të tij, pasi e biseduar se do takoheshin për t’u sqaruar.

Një konflikt mes djalit të nënkomisarit në drejtorin e policisë së Durrësit Kastriot Gjongecaj me një person tjetër ka çuar në përdorimin e armëve në Kavajë.
Djali i oficerit të policisë Denis Gjongecaj kishte lënë një takim më Kiti Kazazin pas një sherri të ndodhur mes njeri-tjetrit.

Në këtë takim Denisi kishte shkuar me babin e tij Kastriotin për të cilën takimi do të realizohej të enjten në lagjen nr. 2 në qytetin e Kavajës.

Sapo në vend takimin është afruar automjeti i Kazazit, 24-vjeçari Denis Gjongecaj ka nxjerr nga brezi një pistoletë duke qëlluar në drejtim të Kazazit. Nga plumbat fatmirësisht nuk është lënduar i riu por vetëm dëmtim të makinës.

Nga verifikimi i provave policia thotë se arma që është qëlluar në drejtim të të riut nuk i përket punonjësit të policisë, por është një armë pa leje.

Pas kësaj ngjarje Denis Gjongecaj së bashku me armën e zjarrit është larguar në drejtim të paditur për hetuesit. E ndërsa babi i tij u arrestuar nga koleget e tij të agjencisë së mbikëqyrjes policore.

Për arrestimin e të riut policia po përpiqet të bashkëpunojnë më familjarët për të bindur për një vetdorëzim në komisariat. Ndaj të riut rëndon vepra penale "Vrasje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe "Armëmbajtje pa leje".

Qëlluan me armë drejt një personi/ AMP arreston në