RENEA arreston 32-vjeçarin e shumëkërkuar nga operacioni "Metamorfoza", Shkëlzen Xhenje
RENEA gjen Shkëlzen Xhenjen, dyshohej për ngjarje të rënda kriminale, fshihej në kuç të Shkodrës
Forcat RENEA ka arrestuar Shkëlzen Xhenjen i cili konsiderohet si një nga personat më të kërkuar të botës së krimit në Shkodër. Emri i tij lidhet në një sërë ngjarjesh të rënda, por po ashtu u zbulua edhe në bisedat e zbuluara në Sky prej autoriteteve franceze.
Policia e Shkodrës ka mundur të arrestoje një nga emrat e shumë kërkuar të botës së krimit. Në një deklaratë për mediet thuhet se u arrit të zbulohej se Shkëlzen Xhenje fshihej në një Vanesë në Vuç të Shkodrës. Pas ndërhyrjes ai u shoqërua i prangosur dhe me efektivët
32-vjeçari sipas deklaratës thuhet se është me precedentë të theksuar kriminal si dhe është shpallur në kërkim pas zbardhjes së bisedave në Sky nga Franca.
Po ashtu në vitin 2021 ai ka qëlluar me armë ndaj dy shtetasve në Shkodër si dhe ka future sende të paligjshme në burgun e Shënkollit.
Emri i tij shihet dhe si person i afërt me Erjon Hatos që konsiderohet me lidhje me Ervis Martinaj.
Xhenje dyshohet si njëri prej autorëve të vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34-vjeçarit Bledar Çekorja, më 28 janar 2014, në Shkodër.
Për këtë ngjarje ai qëndroi në burg për 4 vite e 8 muaj. Në shkurt të vitit 2017 Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës dhe në atë kohë ai mohoi të kishte lidhje me këtë ngjarje.
Po ashtu ai u dyshua si një nga autorët e sulmit ndaj Taulant Pepa në vitin 2021. Xhenje dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Ismet Çekorjas por për këtë nuk ka prova.
Ndërkohë 17 ditë pas vrasjes së Ismet Çekorjas u ekzekutua kushëriri i Shkëlzen Xhenjes, 19-vjeçari Erjon Xhenje.
