Dogjani: Si grup parlamentar i PD-së, i kemi bërë kërkesë parlamentit për të caktuar anëtarët e Reformës Zgjedhore
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 16:00
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani në një intervistë në Ora Neës foli për aksionin e opozitës. Dogjani u shpreh se si grup parlamentar i PD kanë bërë kërkesë parlamentit për të përcaktuar anëtarët dhe bashkë kryetarin e e reformës zgjedhore.
Dogjani: Tashmë e dini se opozita është në një rrugë që nuk ka kthim pas, pasi i janë mohuar të drejtat e saj Kushtetuese të cilat janë komisionet hetimore.
Ne si grup parlamentar i PD i kemi bërë kerkëse parlamentit për të përcaktuar anëtarët dhe bashkë kryetarin e reformës zgjedhore.
Në këto kushte kur kjo qeveri na ka bërë që të na caktojë edhe basgkëkryetarin e reformës zgjedhore.
E vetjma rrugë e jona është që ne të kërkojmë të drejtat tona kushtetuese.
