Teliti: Ajri nuk njeh kahe politike, mazhoranca kujdeset që të mos ketë fare diskutime për të

Në “drejt” nga Luan Rama, Dorian Teliti, këshilltar bashkiak i PD-së, u shpreh se ajri nuk njeh flamur dhe bindje politike, thithim të njëjtën ajër në kryeqytet.

Teliti: Ajri nuk njeh flamur dhe bindje politike, thithim të njëjtën ajër. Këshilli bashkiak ka filluar të punojë qysh nga qershori. Sa herë nga ngremë zërin dhe bëjmë një diskutim për ambientin, ndërtimit dhe trafikun, më njëherë bie dhe vendoset muri i heshtjes, duke mbyllur mbledhjen.

Kur vjen puna për të diskutuar për hallet e shqetësimet e qytetarëve, sidomos kur është fjala për cilësinë e jetës dhe ajrit, mazhoranca kujdeset që të mos ketë fare diskutime.