Mazhoranca: Komisioni i “Zgjedhores” shtyhet online të premte. Alibeaj: Nuk kam dhënë pëlqimin tim
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, përmes një komunikimi në grupin e WhatsApp të Komisionit, ka mohuar që mbledhja e së premtes online të jetë e dakordësuar siç është njoftuar në këtë grup nga sekretarja e komisionit.
Sipas Alibeaj, për këtë mbledhje nuk ka pas asnjë dakordësi mes dy bashkëkryetarëve siç pretendohet në njoftim.
Më poshtë njoftimi i sekretares së Komisionit:
"Të nderuar anëtarë të Komisionit, Më lejoni t’ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024, në orën 10.00.
Ndërkohë Alibeaj e ka mohuar diçka të tillë duke thënë se nuk ka dhënë pëlqim për mbledhje online të premten, por sot.
“Pershendetje. Kete njoftim e ke te pasakte! Nuk kam dhene pelqimin per mbledhje online diten e premte. Kerkesa ime eshte per mbledhje, te komisionit, edhe online, diten e sotme. Ndaj percillja bashkekryetarit si kerkese, per te ribere njoftimin per mbledhje diten e sotme. Jam ne pritje.”
