"Reforma do vijojë online"/ Akuzat e Ahmetaj, Gjiknuri: Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia

Mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend u bllokua prej deputetëve të Rithemelimit. Ata penguan edhe hyrjen në sallë të bashkëkryetarit të kësaj Reforme Damian Gjiknuri. Ky i fundit mbajti një prononcim për gazetarët jashtë sallës së Komisionit.

Ai u shpreh se opozita po vështirëson dhe pamundëson ecurinë e kësaj reforme dhe e vetmja palë e interesuar sipas tij që reforma të vijojë është mazhoranca.

Nga ana tjetër, i pyetur për akuzat e ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj ai shtoi me ironi se kur të dali në pension politik do të shkruaj kujtimet e veta.

Damian Gjiknuri: Një pjesë e opozitës bllokon hyrjen, pamundëson mbledhjen dhe vështirëson ecurinë e reformës zgjedhore. Do të gjejmë mënyrat e duhura si zgjidhja që bëmë herën e kaluar. Të dyja palët të dy opozitat nuk po bëjnë aktive për ta çuar pëprara këtë rpoces.

"Reforma do vijojë online"/ Akuzat e Ahmetaj, Gjiknuri: Kur

Aty janë vetëm ata të mazhoramncës që duan të shtyjën aprpar këtë proces. Mazhoranca është komode edhe më këtë ligj zgjedhor. Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet.