Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Disa nga deputetët e opozitës futen brenda, vazhdon përplasja me Gardën
Deputetët e opozitës pas përplasjes me Gardën kanë arritur që të futen brenda sallës ku do të zhvillohet komisioni i reformës zgjedhore.
Ata janë ulur në vendet përkatëse, ndërsa një pjesë është akoma jashtë duke u përballur me Gardën e Republikës.
Nga ana tjetër akoma nuk kanë ardhur deputetët e mazhorancës, çka pritet që të ketë edhe një përplasje mes tyre.
“Janë në orët e fundit, sepse kjo tregon panik, kjo vetëm forcë nuk tregon sepse në një sistem demokratik, qeverisja demokratike forcën e ka të e vërteta dhe te ligji. Këta mundohen ta anashkalojnë ligjin, nëpërmjet Maliqit, janë në panik. Shiheni LIVE ça bën banda e pushtetit, kishte ndodh ndonjëherë në një vend demokratik që gr parlamentar i opozitës të lihej jashtë parlamentit, me qëllim që të mastruboheshin këta, si në një parlament monizëm? Shikojini sot, as ne deputetët nuk ka lejojnë as ju mediat. Duan ta bëjnë gjithçka në errësirë”, tha Flamur Noka, jashtë sallës.
Mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre.
