Çfarë nuk u kap nga zhurma për “Zgjedhoren”/ Çupi i kthehet Gjonajt: Si ju duk kur kaluat mes gardistëve?

Mbledhja e sotme në komisionin e Reformës Zgjedhore dështoi pas bllokimit nga deputetët e opozitës.

Një situatë e tensionuar ka qenë ajo e krijuar në hyrje të komisionit, ku Garda ka ndaluar deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, të hynin në mbledhje.

Në një video të siguruar nga "Ora News" dëgjohet deputetja Dhurata Çupi e cila i drejtohet deputetes Etilda Gjoni me fjalët: Si u ndjetë kur kaluat mes gardistëve? Perse nuk reagoni ju? Aleanca e grave duhet të reagojë.