Spahiu: Pas intervistës së Ahmetajt Rama është alarmuar, opozita është bashkuar e nuk ndalet
Në një intervistë për Ora News, Eqrem Spahiu u shpreh se kjo javë ka filluar me një malore për mazhorancën, qysh me deklarimet e Arben Ahmetajt.
Ai shtoi se ishte hera e parë që u bë diçka konkrete, teksa theksoi se ky autoritet i mazhorancës sigurisht që e bashkon opozitën dhe ajo nuk do të ndalet.
Spahiu: Kjo javë ka filluar me një malore për mazhorancën. Qysh me deklarimet e Arben Ahmetajt që ka qenë krahu i djathtë i Ramës, ka konfirmuar akuzat e opozitës dhe mediet. Sigurisht që kjo ka krijuar alarm në PS. Është krijuar një malore, sepse edhe Gjykata Kushtetuese ishte kundër zbatimet të vendimeve të mazhorancës. Kjo dhimbje koka u pa në seancën e parlamentit. I mbylli derën gjithë deputetëve të opozitës për të mos marrë pjesë në seancë.
Opozita ishte më e qartë në aksionin e saj. Dha një sinjal shumë të mirë sidomos kur erdhën një grup nga SHBA-të duke u bashkuar me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Ishte hera e parë që u bë diçka konkrete. Ky autoritet i mazhorancës sigurisht që e bashkon opozitën dhe ajo nuk do të ndalet.
