Protestuesit marshojnë drejt banesës së ish-kryeministrit, Berisha: Më 20 shkurt të vërshojmë në shesh
Protestuesit, së bashku me deputetët e opozitës, janë larguar nga Parlamenti dhe marshuan drejt banesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Ky i fundit nga ballkoni teksa i falënderoi për këtë mbështetje, i ftoi qytetarët shqiptarë në 20 shkurt në protestën më të madhe kundër regjimit, siç tha, mafioz të instaluar nga Edi Rama

"Miqtë e mi kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile.
Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.
20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.
Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit.
Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë. Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit", deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.


