VIDEO/ Dogjani dhe Shehu nga protesta: Ne do të protesojmë e di t'i marrim përpara këta hajdutë

Deputetët demokratë Asllan Dogjani dhe Tritan Shehu kanë bërë thirrje që qytetarët të ngrihen në protesta për të mbrojtur demokracinë.

Duke folur para qytetarëve protestues, ata deklaruan se demokratët janë një dhe të bashkuar.

Unë këtu me ju dhe me qytetarët të tjerë të Tiranës jam i bindur se fuqia juaj është e jashtëzakonshme, nuk ka hajdut dhe qeveri që ndalon fuqinë tuaj.

Ju jeni një uragan, një ortek që do ti merrni përpara të gjithë këto hajdutë.

Ne jemi këtu dhe po protestojmë për shumë e shumë arsye. Ne po protestojmë kundër këtyre që po i detyrojnë të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi.

Na kanë ikë fëmijët tanë, po ikin rinia se nuk kanë mundësi të sigurojnë jetën në vendin e tyre, të sigurojnë jetesën dhe të krijojnë familjen.

Askush nuk ka dëshirë që të ikë djali, vajza, por po ikin sepse nuk kanë mundësi me të ardhurat që marrin të sigurojnë muajin, jetesën, shërbimet shëndetësore.

Prandaj dhe ne po protestojmë dhe duhet të protestojmë.

Të gjithë jemi bashkë. Kush thotë se PD nuk ështe bashkuar,  nuk e do PD-në. Ju jeni PD-ja, anëtarët, simpatizantët, votuesit, ju keni PD.

Prandaj kështu të bashkuar ne do të luftojmë për demokracinë në Shqipëri, për të drejtat tona.