Spiropali takim me Shefen e OSBE-së në Tiranë: Mazhoranca mirëpret rifillimin e punës për reformën zgjedhore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2024, 11:39
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në takim Kryetaren në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Clarisse Pasztory.
Spiropali u shpreh se shumica parlamentare mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
“Kemi kohë që jemi të gatshëm për shqyrtimin e çdo propozimi përmbajtësor e bashkëpunimi të hapur me deputetet e opozitës, të cilët uroj të kuptojnë më shpejt se vonë, se aktet e pahijshme dhe braktisja e detyrës nuk i pengojnë akrepat e orës të ecin”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

