Peleshi: Personeli mjekësor i Forcës Tokësore, stërvitje nën mbikëqyrjen e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2024, 13:04
Personeli mjekësor i Qendrës Shëndetësore të Forcës Tokësore dhe batalionit të këmbësorisë së lehtë, vijojnë stërvitjen paravlerësuese mjekësore.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, kjo stërvitje u krye nën mbikëqyrjen e trajnuesve MEDEVAL të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit.
Peleshi theksoi se, përkushtimi dhe profesionalizmi i ekipit tonë mjekësor u prezantuan në mënyrën më të mirë gjatë kësaj stërvitjeje, duke zbatuar me saktësi procedurat e NATO-s.